Për çfarë biseduan Trump dhe Macron?

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se ai e ka “respektuar” vendimin e Donald Trump për tu tërhequr nga marrëveshja e Parisit për klimën por që Franca të mbetet e angazhuar.

Bota

13/07/2017 22:50

“Për klimën ne e dimë se cilat janë dallimet tona,” tha Macron të enjten në Paris, duke shtuar se ishte e rëndësishme të shkonte përpara.

Në komentet që bëri në Paris pas bisedimeve me homologun francez Emmanuel Macron, Trump gjithashtu nuk i kushtoi rëndësi një takimi vitin e kaluar midis djalit të tij dhe një avokateje ruse.

“Në takim nuk ndodhi asgjë,” tha Presidenti Trump.

Para pak ditësh, djali i madh i Presidenti Trump, Donald Trump Jr., publikoi një email, nga i cili dilte se takimi ishte bërë për të diskutuar mbi materiale të mundshme që e dëmtonin fushatën e kandidates demokrate Hillary Clinton,  transmeton Klan Kosova.

Rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 dhe pohimeve se fushata e zotit Trump ka bashkëpunuar me interesat ruse, janë duke u zhvilluar disa hetime.