Pepe e refuzoi Barcelonën

Mbrojtësi portugez, Pepe e kishte refuzuar një ofertë nga Barcelona vite më parë, kur gjërat në Real Madrid po i shkonin keq.

Sport

17/07/2014 21:48

Ne e dimë se kohërat e vështira bëjnë ndonjëherë që lojtarët ikona të klubeve, të kalojnë tek ekipet rivale.

Mirëpo, ka prej futbollistëve që janë aq të lidhur për një klubi, sa që, edhe kur kalojnë momente të vështira, nuk e tradhtojnë atë klub, për të shkuar tek rivali i përbetuar.

Një rast i tillë i ka ndodhur në të kaluarën futbollistit të Real Madridit, Pepe, i cili ishte duke kaluar kohëra të vështira tek Los Blancos.

Me këtë rast, Barcelona dëshironte të përfitonte, duke ia ofruar atij transferimin në Camp Nou, por Pepe e kishte refuzuar atë ofertë.

Edhe pse shquhej për lojën e vrazhdë dhe për ashpërsinë, kohëve të fundit Pepe i ka rrëmbyer zemrat e tifozëve të Realit.