Pepe: Duhet të kemi respekt për Schalken

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka folur për ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Schalkes, e cila do të zhvillohet sonte në stadiumin Santiago Bernabeu. Skuadra ‘Los Blancos’ e kishte fituar duelin e parë në Gjermani me rezultat 6:1 dhe shihet si favorit për të kaluar në çerekfinale…

Sport

13/03/2014 13:17

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka folur për ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Schalkes, e cila do të zhvillohet sonte në stadiumin Santiago Bernabeu.

Skuadra ‘Los Blancos’ e kishte fituar duelin e parë në Gjermani me rezultat 6:1 dhe shihet si favorit për të kaluar në çerekfinale të këtij evenimenti.

Megjithatë, qendërmbrojtësi portugez kërkon nga bashkëlojtarët që të kenë respekt për kundërshtarin e sontëm.

“Rivalët në Evropë janë gjithmonë të fortë. E kemi bërë një lojë të mirë në ndeshjen e parë, por duhet të hyjmë në fushë me respekt, sepse duam t’i gëzojmë tifozët tanë”, deklaroi Pepe për të përditshmen spanjolle, AS.