PDK ende s’ka diskutuar për pasardhësin e Çollakut

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur se kush do të jetë pasardhësi i Bekim Çollakut në Ministrinë e Integrimeve Europiane.

Lajme

08/09/2016 13:22

Basri Musmurati, sekretar i PDK-së, ka thënë për lajmi.net se kjo çështje as që është diskutuar në parti pasi nuk ka shumë ditë që Çollaku e ka bërë të ditur vendimin për  të qenë pjesë e kabinetit të presidentit Thaçi.

“Ne ende nuk e kemi diskutuar këtë çështje, pasi  ka pak kohë që Çollaku e ka bërë të ditur këtë lajm. Ne ende nuk kemi marr as njoftim zyrtarë dhe nuk pritet që të diskutohet në një periudh të afërt”, ka thënë Musmurati, për lajmi.net.

Bekim Çollaku ditë më parë ka bërë të ditur për media se do ta lë postin e ministrit të Integrimeve Europiane për të kaluar në Presidencë.

Çollaku  ka qenë pjesë e kabinetit të Hashim Thaçit, në kohën kur presidenti aktual ka qenë kryeministër i vendit/ lajmi.net.