PDK: Do ta mbështesim secilin propozim të Haradinajt për demarkacionin

Mandatari për kryeministër nga koalicioni PANA (PDK, AAK, Nisma, AKR), Ramush Haradinaj ka thënë sot se kufiri me Malin e Zi është në Çakorr dhe Kullë, duke treguar kështu se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket demarkacionit me shtetin fqinj.

Lajme

08/09/2017 13:32

Në anën tjetër, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur sot pikërisht për demarkacionin dhe dallimet e mëparshme me Haradinajn dhe AAK-në.

“Nuk mund t’ju them se cila do të jetë qasja për shënimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe qeveria e re do duhej ta adresonte”, ka thënë ai, raporton lajmi.net.

Sipas tij, çdo qasje e Haradinajt do ta ketë mbështetjen e PDK-së.

“Kam besim të plotë që Haradinaj, si lider që është, do të dalë me propozim konkret dhe PDK do ta ofrojë një zgjidhje”, ka thënë Hoxhaj. /Lajmi.net/