PDK dhe NISMA, në koalicion dhe në “luftë të vazhdueshme” me njëra-tjetrën – Lajmi.net
PDK dhe NISMA, në koalicion dhe në “luftë të vazhdueshme” me njëra-tjetrën
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 17:49, 16 May 2018
Nisma Socialdemokrate dhe Partia Demokratike e Kosovës, ani pse të dyja në koalicionin qeverisës, ende nuk i kanë mbaruar akuzat ndaj njëra-tjetrës.

E gjitha filloi me themelimin e partisë së re, dikur Nisma për Kosovën, nën udhëheqjen e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, i pari ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e PDK-së, e i dyti ish-kryetar i Kuvendit po ashtu nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo parti që më vonë mori emrin Nisma Socialdemokrate, mbeti ende me muhabete të pakryera me PDK-në e dikur Hashim Thaçit, e edhe tash me atë të Kadri Veselit.

Që nga fillimi i hartimit të platformave për dialogun me Serbinë, kjo parti ishte kundër që këtë dialog ta udhëheq presidenti aktual i Kosovës, dikur kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, ani pse ky i fundit gjatë mandatit të tij si kryeministër i kishte udhëhequr këto bisedime, shkruan lajmi.net.

As lidhja e koalicionit mes Partisë Demokratike të Kosovës, Nismës dhe AAK-së nuk duket se e përfundoi këtë “luftë në heshtje “ të këtyre dy partive.

Edhe pse në koalicion, Fatmir Limaj si udhëheqës i Nismës në njërën anë, dhe Kadri Veseli si lider i PDK-së në anënë tjetër, rrallë herë u panë bashkë në fushatë elektorale, e edhe në ato raste që ishin të dy prezent, ishin të ulur larg njëri tjetrit dhe nuk shihej të komunikonin.

E Limaj për këtë çështje kishte thënë se një fushatë ndaraz e forcon koalicionin.

“Edhe me AAK-në, që jemi për më shumë se një vjet bashkë, fushatat i kemi bërë të ndara”, kishte deklaruar ai.

Përplasjet e kohë pas kohshme në parlament, kulmuan me polemikat e fundit të ashpra ndërmjet deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zekës, dhe kryetarit të Drenasit nga rradhët e PDK-së, Ramiz Lladrovcit.

Zeka në një debat të mbrëmshëm televiziv deklaroi se ekzistojnë letra të cilat dëshmojnë se Lladrovci e kishte akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçin për vrasjen e Behadin Hallaqit.

E këtyre akuzave iu kundërpërgjigj sot Lladrovci, duke e quajtur gënjeshtar Milaim Zekën, dhe duke paralajmëruar padi ndaj këtij të fundit.

Kjo polemikë vazhdoi edhe më tutje me deklaratat e Zekës se këto dokumente është i gatshëm t’ia paraqesë edhe gjykatës si dëshmi.

E pikërisht një kandidat nga Nisma Socialdemokrate ishte kundërshtari kryesor i Lladrovcit të PDK-së në Drenas, e ai ishte Isa Xhemajlaj. Ndërkaq kundërkandidati tjetë i Lladrovcit, Xhavit Drenorit, si edhe vazhdimisht, edhe mbrëmë i doli punë që ta akuzojë Lladrovcin për mungesë aftësie në qeverisje dhe fjalor të pamenduar.

Ndryshe, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, shërbeu si ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit të Kosovës nga rradhët e PDK-së për një periudhë 3 vjeçare, për t’u ndarë përfundimisht nga PDK-ja më 2014, dhe për të formuar Nismën për Kosovën së bashku me Jakup Krasniqin si kryetar të këshillit të partisë. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: AAK, NISMA

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Bow Master
  • Play iStunt 2
  • Play Bubble Trouble