Pasuria e deklaruar e Haradinajt mbërrin gati 1 milion – Lajmi.net
Pasuria e deklaruar e Haradinajt mbërrin gati 1 milion
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:03, 12 June 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Sipas deklarimit të Haradina, ai ka në emër të vetin një shtëpi banimi në vlerë 300 mijë euro, tokë në vlerë 27 mijë euro, shtëpi në vlerë 202 mijë euro dhe një banesë në vlerë 70 mijë euro.

Në pronësi të përbashkët ai ka deklaruar një shtëpi familjare në vlerë 270 mijë euro dhe një tokë kodrinore me vlerë 75 mijë euro. Në total pasuria e paluajtshme e Haradinajt, përfshirë një veturë 8 mijë euroshe të bashkëshortes, arrin mbi vlerën e 950 mijë eurove.

Haradinaj ka deklaruar edhe para të gatshme 5049 euro dhe detyrime financiare në vlerë prej 34 mijë eurove.

Sa i përket të hyrave vjetore, ai përfiton rreth 90 mijë euro. 13568 euro është paga vjetore, të cilën ka vendosur ta rrisë dyfish. Ai merr 2700 euro në vit nga pensioni invalidor dhe 73 mijë.

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO