Pasi i dhanë ‘flakë’ Tiranës, Rita Ora dhe Ermal Meta takohen në Veronë

Njëherë Ermal Meta e më pas Rita Ora, Tirana këto ditë mori 'flakë' nga koncertet madhështore.

ShowBiz

05/06/2018 13:49

Si njëri ashtu edhe tjetri elektrizuan publikun shqiptar në sheshin ‘Skenderbej’, shkruan lajmi.net

Pas Tiranës, destinacioni i radhës i Rita Orës ishte Verona e Italisë dhe atje u takua me Ermalin. Ishte kantautori shqiptar ai i cili e publikoj një foto në Instagram pranë të cilës ka shkruar: Shqiptarët.

Pas fitores së Sanremos dhe performancës në festivalin Europian, Ermali është gjithnjë dhe më i dashur për shqiptarët dhe Rita Ora po vazhdon të mburret me vendin e saj duke e performuar në mënyra të ndryshme madje nuk po ndalet së performuari vallen e Rugovës, qoftë në koncertet në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bjo5lFigz6D/?taken-by=ermalmetamusic