Pasi humbi vajzën 3-vjeçare në aksident, babait i presin këmbën
Familja Shallari në Tiranë humbi dy ditë më parë vajzën 3-vjeçare, ndërkohë që nga aksidenti babai i saj Landi Shallari ka humbur këmbën, duke e thelluar kështu tragjedinë në këtë familje.

Lajme
Aksidenti tragjik u regjistrua pasditen e së hënës në zonën e Freskut në kryeqytet, kur një automjet përplasi për vdekje vogëlushen teksa po dilte nga supermarketi bashkë me prindërit e saj.
Dëmtimi i këmbës ka qenë i rëndë dhe për pasojë, mjekët nuk ka pasur zgjidhje tjetër përveç se për t’ia prerë atë. E rëndë ka qenë gjendja edhe për gruan që humbi vajzën.