Pasi e rrahën, Fero ka një paralajmërim për estradën

Javë më parë kishte bërë bujë në medet rozë lajmi për rrahjen e reperit Fero.

ShowBiz

21/04/2018 15:20

Megjithatë, duket se reperi tashmë është rikthyer edhe më i fortë duke u angazhuar rreth projekteve të reja, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram ku paralajmëron estradën duke thënë “unë vet personalisht Fero kam me rrotullu estradën”.

Ai ka paralajmëruar albumin e ri, të cilin e ka cilësuar si albumin më të mirë në histori të hip-hopit, ai nuk ka dhënë ndonjë datë të lansimit, por ka thënë që mund të publikohet në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit tjetër.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Fero është “S’ka konkurrencë”, këngë kjo në duet me Rinën. /Lajmi.net/

YouTube player