Pas thashethemeve për vdekjen e Sylvester Stallone, reagon vëllai i tij

Gjatë ditës së djeshme është përhapur një gënjeshtër se Sylvester Stallone ka ndërruar jetë.

ShowBiz

20/02/2018 09:21

Twitter dhe rrjetet e tjera socila kishin “shpërthyer” me mesazhe ngushëllimi për aktorin, shkruan lajmi.net.

Madje, kjo nuk ishte hera e parë që aktori është viktimë e lajmeve të rrejshme, ngase edhe para  1 viti e gjysmë kishte qarkulluar i njëjti lajm.

Përmes një statusi në Twitter ka reaguar ashpër vëllai i Stallones, duke mohuar gënjeshtrën që u përhap.

“Thashethemet se vëllai im ka vdekur janë të rreme. Çfarë mendje e sëmurë, mizore mendon të postojë gjëra të tilla? Njerëz si këta janë të çmendur dhe nuk meritojnë vend në shoqër”, ka shkruar Frank Stallone. /Lajmi.net/