Pas testit të ADN-së, Kylie i vendos kushtin Tygas

Të shumtë ishin ata që u përfshinë në valën e diskutimeve pasi u ngritën dyshimet se reperi Tyga mund të ishte babai i vajzës së Kylie Jenner, Stormi.

ShowBiz

04/04/2018 16:50

Dyshimet ranë dhe kjo falë reagimit publik të reperit, i cili u kërkoi fansave që mos të aludojnë më mbi këto thashetheme dhe duke pranuar publikisht se ai nuk është babai i Stormit.

E gjitha kjo e paska një arsye të fortë, goxha sekrete të padëgjuar më parë.Sipas një burimi për TheSun, Tyga dhe Kylie kanë bërë një test për të vërtetuar cilët janë prindërit e vërtetë të vogëlushes dhe kushti i Kyliet ka qenë që Tyga mos të fliste më për këtë temë.

Sipas burimit përgjigja e testit është marrë në datën 23 mars dhe pikërisht pas këtij momenti Kylie bëri publike foton e parë së bashku me Stormin. Rezultati tregoi se Tyga nuk është babai i Stormit dhe tanimë fansat mund të rrinë të qetë..lapsi