Pas sulmit ndaj Blunt, flet Real 1: Ka qenë një mosmarrëveshje…

Reperi Blunt është sulmuar sot me thikë në Prishtinë.

ShowBiz

08/06/2018 22:57

Për lajmi.net këtë sulm e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pritshtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:30 policia ka marrë informatën se një person i therur me thikë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. Menjëherë pas kësaj, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe operative.” thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas Borovcit, pas trajtimit mjekësor që ka marrë në QKUK, reperi është jashtë rrezikut për jetë.

Pas gjithë kësaj ngjarje, ka reaguar edhe miku i Blunt, Real 1, i cili përmes rrjeteve sociale tha se nuk ka vend për panik.

“Mos bëni panik, gjithçka është në rregull. Ka qenë një mosmarrëveshje e vogël sot me baben Shaolin, gjithçka është në rregull. Pa panik”, ka thënë Real.

Ndërsa, në disa video tjera, ai është revoltuar duke thënë se “ne jemi baballarët e repit dhe deri në kiamet kemi me mbet njësh”, kurse ata që i urrejnë i fyen rëndë. /Lajmi.net/