Pas Robert De Niros, aktori i njohur fyen Donald Trumpin

Aktori Robert De Niro dje e kishte quajtur racist dhe fashist presidentin amerikan, Donald Trump.

ShowBiz

08/01/2019 10:52

Donald Trump sërish është fyer edhe nga një tjetër aktor, kësaj radhe bëhet fjalë për Samuel L. Jackson, shkruan lajmi.net.

Ai përmes rrjetit social Twitter, ka mbështetur kongresistin Rashida Tlaib, që e kishte fyer Trumpin, madje aktori e quajti atë “motherf**er”.

Kjo nuk është hera e parë që emra të njohur dalin kundër presidentit Trump, sidomos për çështjen e emigrantëve.

Por, ai është akuzuar në disa raste edhe nga artistët për shkak të përdorimit të këngëve të tyre në tubime elektorale, pa marrë lejen e autorëve përkatës. /Lajmi.net/