Pas ribashkimit, Bella Hadid darkon bashkë me The Weeknd në Paris

Javë më parë, modelja Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd u fotografuan duke u puthur në festivalin e filmit në Kanë.

ShowBiz

02/06/2018 08:21

 

Bella dhe The Weeknd konfirmojnë se janë ribashkuar, pasi u panë në një drekë intime në Paris, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Bella Hadid, 21 vjeç dhe The Weeknd, 28 vjeç, kishin ndarë rrugët 18 muaj më parë, në nëntor të vitit 2016.

Thashethemet rreth ribashkimit të tyre u nxitën nga puthja që i dhuruan njëri-tjetrit në Festivalin e Filmit në Kanë dhe Coachella.

Gjatë kohës sa ishin të ndarë, modelja nuk është parë të jetë shoqëruar me dikë tjetër, kurse këngëtari ishte lidhur me pop-yllin, Selena Gomez, lidhje kjo që përfundoi në tetor të 2017-ës.

Por, Bella dhe The Weeknd më në fund kanë konfirmuar se ata janë zyrtarish bashkë, pasi u panë duke darkuar të enjtën, në qytetin e dashurisë.

Ata po shëtisnin shumë komod rrugëve të Parisit, ndëra nuk fshihnin lumturinë që ishin përkrah njëri-tjetrit. /Lajmi.net/