Pas largimit nga “On Records”, Kida bëhet pjesë e kësaj kompanie

AVD Digital është njëra prej kompanive më të njohura muzikore.

ShowBiz

07/02/2019 21:02

Kompania AVD Digital, njëherit kompania e cila menaxhon shumë artistë të njohur të estradës për projektet e tyre muzikore në YouTube tashmë do t’i menaxhojë edhe këngët e Kidës, shkruan lajmi.net.

Kjo u bë e ditur nga vetë artistja, e cila publikoi një fotografi dhe tha se kanali i saj është gati, ku së shpejti vjen me projekte të reja.

“Kanali zyrtar është në dispozicion tani, shkoni dhe shihni çfarë po vjen, projekte të reja”, shkruan Kida.

Përndryshe, Kida ditë më parë u largua nga grupi “On Records”, nga i cili nxori hite të mëdha. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Btl4lOplowy/