Pas largimit nga Juventusi, do të befasoni se ku po shkon Marotta

Gabriele Gravina, kandidati i vetëm për ta marr rolin e Federatës së Futbollit të Italisë, ka zbuluar diçka interesante.

Sport

09/10/2018 10:46

Garvina ka thënë se edhe Beppe Marotta është i interesuar për këtë post, e që është ideal për të.

“Ka shumë gjëra për të bërë. Na pret një punë e vështirë, pasi nuk duhet të ndalemi deri sa të arrijmë në maja”, ka thënë fillimisht Gravina, përcjell “lajmi.net”.

“Marotta? Të them të drejtën, ai ka shprehur interesim dhe mendoj se është personi më i duhur për këtë gjë, pasi e njeh shumë mirë punën”.

“Unë nuk e di nëse ai do ta marr drejtimin e federatës, pasi nuk jam në dijeni të gjendjes ekonomike, por të shikojmë çfarë do të ndodh”, ka thënë më tej Gravina. /Lajmi.net/