Pas humbjes nga Atletico, Reali e merr edhe një tjetër goditje

Real Madrid do të jetë pa Sergio Ramosin dhe Dani Carvajalin për ndeshjen e radhës në La Liga ndaj Levantes.

Sport

27/02/2016 22:01

Ramos dhe Carvajal do të mungojnë për Realin në ndeshjen ndaj Levantes në La Liga, për shkak të kartonëve të verdhë.

Të dy mbrojtësit u ndëshkuan në derbin madrilien me Atleticon, duke e plotësuar numrin  e kartonëve të verdhë, përcjell Lajmi.net nga Marca.

Përveç tyre, trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, nuk do të mund të llogarisë as në Marcelon që është i lënduar, duke e lënë mbrojtjen e Realit me shumë mungesa për ndeshjen e radhës.