Pas fitores ndaj Alaves, Reali merr një lajm shokues (FOTO)

Lajm shumë i keq për Real Madridin, pas fitores ndaj ekipit të Alaves.

Sport

30/10/2016 08:34

Mbrojtësi kyç i skuadrës, Pepe, ka pësuar një lëndim në kofshë.

Portugezi iu është bashkuar mbrojtësit tjetër të skuadrës, Sergio Ramos, në dhomën e infermierisë, përcjellë “Lajmi.net”.

Pepe do të kryejë sot testet mjekësore, të cilat do të zbulojnë shkallën e lëndimit të tij.

33-vjeçari ka pasur probleme të shumta me lëndime kohët e fundit, ku vetëm në këtë sezon ka humbur shtatë ndeshje.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.