Pas Eurovizionit, Eugenti dhe Ermali performojnë në Tiranë me këtë datë

Mbrëmë kanë bërë krenarë gjithë shqiptarët në “Eurovizion”, ndërsa radhën e kanë të kthehen në Shqipëri si triumfues.

ShowBiz

13/05/2018 15:59

Bëhet fjalë për Ermal Metën dhe Eugent Bushpepën të cilët pas festivalit të këngës evropiane do të këndojnë në Tiranë.

Eugenti ka arritur të renditet i 11-i në këtë festival, kurse Ermali ipesti, sukses ky që u vlerësua lart edhe nga kritikët.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili njoftoi se dy këngëtarët do të këndojnë në sheshin “Skënderbej” më 1 qershor.

“Shumë suksese @eugentBushpepa dhe @ermalmetamusicne finalen e Eurovizion ???
Mezi pres performancen tuaj ne date 1 qershor ne sheshin Skenderbej. Ju presim ???”, ka shkruar Erion Veliaj. /Lajmi.net/