Pas Çiljetës, edhe kjo këngëtare do të zvogëlojë gjoksin (FOTO)

Pas eksperiencës më të fundit të këngëtares seksi, Çiljeta Xhilaga, edhe këngëtarja Rozana Radi ka zbuluar se do të bëjë një operacion për të zvogëluar gjoksin.

ShowBiz

01/07/2016 23:38

Ajo në fakt e ka bërë një operacion në gjoks për ta rritur atë, dhe thotë se është bërë pishman që në momentin e parë që e ka ndërmarrë këtë hap.

“Është në planet e mia të ardhshme të zvogëloj gjoksin. Çiljeta pati problem. Unë e kam të vënë, do rikthehem tek gjoksi im, do të kthehem te mishi im”, tha Rozana në Zonë e Lirë.

 Ajo e quajti operacionin e parë një “shthurje të momentit, e adoleshencës”.