Pas atij të Sabriut, del lajmi “Vdes Sinan Vllasaliu”, ky është komenti i këngëtarit

Nuk kanë kaluar shumë javë që kur në një “medie” (vetëm medie nuk mund të quhet) doli një lajm i rremë se ka vdekur Sabri Fejzullahu.

ShowBiz

23/11/2017 23:54

E ky lajm që shqetësoi familjen e tij, u përgënjeshtrua nga vet ata, shkruan lajmi.net

E një lajm tjetër i rrejshëm ka dalur gjatë këtyre ditëve për Sinan Vllasaliun.

“Vdes Sinan Vllasaliu” është lajmi që Sinani ia ka nisur në ‘Viber’ vajzës së tij dhe me këtë lajm ai e paralajmëroi që të mos shqetësohej se nuk është gjë e vërtetë.

Madje, Sinani ka përdorë edhe humor ku tha “Ishalla Zoti me qon ne gjenet hyhy”.

Foton nga biseda e ka shpërndarë edhe vet vajza e tij Edona e cila ia ka lënë një shkrim zhgënjyes “eh portalet ”./Lajmi.net/

screenshot_2