Pas arrestimit, moderatori i njohur-Stresit: Hidhu nga ballkoni

Reperi Stresi mbrëmë është arrestuar nga policia.

ShowBiz

18/10/2018 11:04

Kjo ndodhi një muaj pas disa muaj hetimesh, si anëtar i një grupit kriminal që operonte në kryeqytetin e Shqipërisë, shkruan lajmi.net

Në njoftimin e policisë thuhej së gjatë arrestimit të këtij shtetasi në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Ndërsa pas kësaj nuk ka munguar reagimi i moderatorit të njohur Edi Oga i cili i ka sugjeruar të hidhet nga ballkoni.

Në këtë mënyrë duke ua kujtuar policisë arratisjen e bujshme të Stresit nga rajoni nr. 3, kur u hodh nga dritarja e burgut./Lajmi.net/

Reagimi i plotë i Edit:

Policia dhe drejtësia u këputën duke punuar:

  1. Arrestojnë Stresin!
  2. Lirojnë Stresin!

……………………………..

2015″>2015. Arrestojnë Stresin!

2015″>2015. Lirojnë Stresin!

……………………………..

2018″>2018. Arrestojnë Stresin!

2018″>2018. Lirojnë Stresin!

……………………………..

Hidhu përsëri nga ballkoni i rajonit, o Stres!

Është kat i parë dhe derën e ke të hapur!