Pas aksidentit, shfaqet Butrinti (Foto)

Gjatë ditës së djeshme në mediet rozë ishte raportuar se këngëtari Butrint Imeri kishte përsuar një aksident trafiku në Gjermani.

ShowBiz

04/09/2017 09:20

Për fat të mirë, këngëtari kishte shpëtuar pa lëndime dhe menjëherë pas asaj ngjarje ai u paraqit në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ai publikoi një foto në të cilën shihet duke darkuar në një restaurant dhe e pohonte edhe njëherë që nuk ka pësuar asnjë lëndim gjatë aksidentit.

Dy muaj më parë, Butrinti ka lansuar projektin ‘Bella’, këngë kjo që u shndërrua në hit dhe u dëgjua shumë nga publiku duke marrë mbi 16 milionë klikime. /Lajmi.net/