Partneri e tradhëtoi një ditë para lindjes, Khloe merr këtë vendim

Khloe Kardashian një ditë më parë është bërë nënë për herë të parë.

ShowBiz

13/04/2018 19:31

Khloe Kardashian ka falur mashtrimin e partnerit të saj,  yllit të NBA, Tristan Thompson, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Thompson në një video që është shpërndarë në rrjete sociale është parë duke u puthur me një modele të Instagramit në Nju Jork, thonë burime të Sun Online.

Burimet kanë zbuluar se Khloe e kishte ditur për tradhëtinë e të dashurit me dy femra të tjera, por kishte besuar se ka përfunduar.

Khloe e cila dje solli në jetë vajzën, besohet të ketë njohuri lidhur me videon ku Tristan shihet duke flirtuar me dy femra.

Ani pse e zhgënjyer nga tradhëtia që iu bë, Khloe nga emocionet e lindjes së vajzës thuhet se e ka falur Tristanin.

Burimi i Sun Online tha se nëna e Khloe, Kris Jenner dhe motra Kim Kardashian, po e nxisin atë t’i hidhërohet Tristanit, por nuk po mundin ta bindin atë. /Lajmi.net/