“Paratë, ose ju vramë”, grabitësit plagosin dy vëllezërit shqiptarë

Dy vëllezër shqiptarë janë plagosur dhe kanë përfunduar në spital pas një grabitje me maska në lokalin ku ata punonin.

Lajme

26/02/2016 08:02

 

Ngjarja ka ndodhur në Breshia të Italisë, në një lokal me emrin “Bar Sport”.

Sipas medieve italiane, personat me maska në fytyrë dhe me shkopinj gome u futën në lokal. Duke kërcënuar shqiptarët që ishin tej banakut, u kërkuan t’u dorëzonin paratë në arkë. “Paratë ose ju vrasim”, janë shprehur ata.

Por shqiptarët nuk kanë pranuat duke bërë rezistencë. Grabitësit ishin të shpejtë në veprim dhe i plagosën dy vëllezërit, të cilët u dërguan më pas në spital.

22 dhe 28­-vjeçari morën goditje me shkopinj gome në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Klithmat për ndihmë tërhoqën vëmendjen e kalimtarëve dhe në vend mbërriti policia, por grabitësit, që dyshohet të ishin tre persona ishin larguar. /Shekulli