Parashutisti rus bie në pyll nga lartësia dhe ngulitet në degë

36 vjeçari, Ivan Krasouski po fluturonte me parashutë mbi fshatin e tij, në Misk të Bjellorusisë, teksa një rrip i tij u këput dhe ra mbi pyll.

Fun

05/06/2018 08:22

 

Me të rënë, një degë e mprehtë i qau shpatullën e kraharorit kur u rrëzua, ai menjëherë kërkoi ndihmë dhe më pas u dërgua në spital.

Shpëtuesit e prenë degën e gjatë dhe një pjesë e saj mbeti në trupin e rusit, teksa e dërguan në spital.

“Mua po më duket se kam rënë në një vend të butë, dhe gjithçka është në rregull, unë kur të ma largojnë degën nga krahu do të ngrihem dhe do të shkojë në shtëpi”, ka thënë Krasouski.

Çuditëse mbetet fakti si rusi gjatë aksidentit ishte me ndjenja dhe në gjendje humori, duke ju thënë njerëzve përreth tij, hiqmani degën nga krahrori.

“Shumë njerëz erdhën përreth meje. Unë u thashë atyre: Hiqmani këtë copëz dege. Dhe ata thonë: “Jo, a jeni i çmendur? Nëse e marrim, do të vdesësh me gjak”, shkruan Bild.

Imazhet e më poshtme trëgojnë se si dega e një peme ngulët në krahrorin e djathtë të Krasouskit.