Paralajmëron Rita: Seria e ardhshme e “Fifty Shades”, unë në rolin kryesor

“Mund të këtë edhe një pjesë të re”.

ShowBiz

19/01/2018 09:39

Kështu ka paralajmëruar Rita Ora për filmin “Fifity Shades of Grey”, ku ka thënë që pritet që të këtë risi.

Sipas saj, karakteri i saj Mia pritet që të jetë në qendër të vëmendjes.

Pjesa e tretë apo trilogjia e këtij filmi pritet që të jepet Ditën e Shën Valentinit, ku analistët kishin thënë se nuk do të këtë seri të re të tij, shkruan GazetaExpress.

Por Rita Ora – e cila luan rolin e motrës se të famshmit Christian Grey – ka treguar se pritet që të këtë ndryshim rolesh ku në serinë e radhës ajo do të jetë roli kryesor.

Ndryshe, Rita e cila pos muzikës ka talent edhe në aktrim është paraqitur në dy seritë e këtij filmi me aktorin Jamie Dornan ku në film ajo e ka vëlla atë dhe ai luan Christian Greyin.

Edhe pse është thënë që me trilogjinë e këtij filmi nuk do të këtë seri të reja, Rita ka zbuluar se do të këtë filma të tjerë të ri, por që do të jenë më ndryshe dhe ajo do të luaj rolin kryesor.