Paralajmërohet Reali: Suarez është gati

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka paralajmëruar skuadrën e Real Madridit, duke thënë se sulmuesi Luis Suarez është në një formë të madhe dhe është duke u stërvitur shumë me skuadrën e tij.

Sport

20/09/2014 17:35

Momentalisht Suarez është jashtë fushave të lojës, mirëpo dënimi i tij përfundon me 25 tetor, që do të thotë se ai mund të luajë në El Classicon kundër RealMadridit.

“Ai duket sikur Luis Suarezi i vitit të kaluar. Unë mendoj se ai tashmë është adaptuar shumë mirë me Barcelonën”.

“Suarez po stërvitet shumë, ai po stërvitet sikur do të luajë nesër. Kjo është një gjë fantastike, pasi ishte synimi ynë. Ai do të jetë mëse i gatshëm kur do të rikthehet”, tha Luis Enrique.

Suarez është dënuar me katër muaj moslojë, pas incidentit që pati me Giorgio Chiellinin gjatë ndeshjes së Kupës së Botës, ndërmjet Uruguajit dhe Italisë.