Panama: Vdiq ish-diktatori Manuel Noriega

Ish-diktatori i Panamasë, Manuel Noriega, ka vdekur në moshën 83 vjeçare, pas një operacioni në tru këtë vit.

Bota

30/05/2017 09:26

Presidenti aktual i Panamasë, Juan Carlos Varela, mbrëmë vonë në rrjetin Twitter ka shkruar se “vdekja e Manuel Noiregas e përfundon një kaptinë në historinë” e këtij vendi.

Noriega, pas presidencës, e ka vuajtur një dënim prej 17 vitesh për drogë në Shtetet e Bashkuara.

Noriega, i cili ka sunduar në Panama prej vitit 1983 e deri në vitin 1989, kishte spiunuar për agjencinë amerikane CIA, derisa Shtetet e Bashkuara e invaduan dhe e përmbysën qeverinë e tij të korruptuar, duke e mbyllur një karrierë kriminale, me ç’rast ai kishte punuar me trafikantët e drogës, sikur që ishte shefi i drogës në Kolumbi, Pablo Eskobar.

Noriega fillimisht ishte dënuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1992, por ishte duke e vuajtur dënimin për vrasje në Pamana kur ka vdekur. /REL