Pamjet zyrtare të Windows 9 më 30 shtator

Windows 9 duket se do të vijë më shpejtë se që keni menduar për kostumin tuaj të Halloween.

Auto & Tek

22/08/2014 22:50

Një raport i ri thotë se Microsoft do t’i japë botës pamjen e parë të versionit të ri të Windows më 30 shtator ose më pas në konferencën e ardhshme të njoftimit për versionin e ri të krijuar, transmeton Lajmi.net.

The Verge raporton se data nuk është ende e sigurt, edhe pse koha gjenerale e zbulimit të Windows 9 do të jetë në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit.

Versioni i ri do të jetë një version “parashikim”, thotë raporti, kështu që ende është e paqartë nëse versioni beta i përfolur i Windows 9 do të lansohet në atë kohë, raporton Lajmi.net.

Windows 9, të cilin Microsoft e ka emëruar me kodin “Threshold”, do të provojë që t’i shuaj kritikat e njerëzve për Windows 8.1. Për fillestarët, Microsoft do ta sjellë prapa menynë e startit në Windows dhe do t’i shtojë disa elemente moderne të UI. Gjithashtu, disa aplikacione moderne të Windows do të jenë në gjendje të punojnë pa ndonjë dritare në Desktop.