Pamje ekskluzive teksa Bela nxirret i gjallë nga rrënojat (Video)

Nga rrënojat e shkaktuara prej shpërthimit të ndodhur sot paradite në KEK, është nxjerrë i gjallë 28 vjeçari, Tefik Bela. Aksioni i FSK-së për shpëtimin e tij, është gjiruar dhe video u është shpërndarë medieve. 

Lajme

06/06/2014 19:44

Njësia e FSK-së për kërkim-shpëtim urban përveç që kanë nxjerrë të gjallë Tefik Belën nga rrënojat e shpërthimit në Termocentralit ‘Kosova A’, ata edhe kanë xhiruar krejt këtë ngjarje. 

Pamjet i ka siguruar Agjencia e Lajmeve KosovaPress. 

Bela tashmë ka arritur në QKUK. Gjendja e tij duket e rëndë por mjekët janë duke u përpjekur që të bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën.