Pamje ekskluzive nga festa surprizë për ditëlindjen dhe 1 vjetorin e martesës së Labinot Gashit

Moderatori i njohur shqiptar, Labinot Gashi sot feston ditëlindjen e 40-të.

ShowBiz

15/10/2018 22:04

Labinot Gashi sot më 15 tetor feston ditëlindjen dhe e veçanta e kësaj date është se feston poashtu përvjetorin e parë të martesës me Qëndresën, shkruan lajmi.net

Me rastin e kësaj dite të rëndësishme për të dy, ishin vëllai i moderatorit dhe miqtë e ngushtë ata të cilët i kanë përgatitur një surprizë të këndshme mes personash të afërt të tij.

Në mesin e shumë të pranishmëve janë: Adriana Matoshi, Arjola Demiri, Shkurte Gashi, Lori, Shqipe Abazi, Ryva Kajtazi, Neki & Zana, Violeta Kajtazi,  Teuta Selimi etj.

Për atmosferën janë duke u kujdesur, Buraku dhe Grupi Fama ndërsa detajet nga kjo ndejë dhe çfarë thanë mysafirët mund t’i kuptoni në emisionin ‘Mirage’ këtë të premte./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bo90Jxhhi0A/?hl=en&taken-by=artistet_shqiptare