Pak ditë pas dasmës mbretërore, fejohet ish bashkëshorti i Meghan Markle

Ai duket kaq i lumtur.

ShowBiz

03/06/2018 11:20

Para dasmës mbretërore, ish burri i Meghan Markel, Trevor Engelson, ishte temë e shumë bisedave, shkruan Harpers Bazaar, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, pothuajse të gjitha lajmet rreth tij ishin të vërteta rreth faktit se ish-gruaja e tij po martohej me princin Harry.

Ai ishte i lidhur me të dashurën, tashmë të fejuarën, Tracey Kurland.

Sipas “Cosmopolitan”, Engelson i propozoi Kurlandit të premtën më 1 qershor dhe e ndau momentin me një postim në Instagram (edhe pse privat).

Dora e Tracey Kurland shihet e mbështetur mbi shpatullën e Engelsonit, duke zbuluar se ajo tashmë mban unazën e fejesës.

Daily Mail raporton se Trevor Engelson filloi ta takonte Kurlandin në nëntor të 2017-ës.

Engelson dhe Markle kishin filluar takimet në vitin 2004, për të zyrtarizuar lidhjen në 2010, ndërsa një vit pas ata u martuan në Ocho Rios të Xhamajkas, por u ndanë në gusht të 2013-ës. /Lajmi.net/