Paditi prindërit pse nuk ia paguan studimet

Rachel Canning ka paditur prindërit e saj nën pretekstin se ata nuk i kanë paguar shpenzimet për ta çuar në shkollë. Gjykata ka vendosur në favor të prindërve të saj. Tash ajo do kthehet në shtëpi, e prindërit e saj i premtojnë se do ta çojnë në universitet.

Bota

05/03/2014 22:22

Rachel Canning nga New Jersey ka humbur gjyqin kundër prindërve të saj. Ajo i kishte paditur ata, me pretekstin se ata e kishin braktisur atë kur ishte 18 vjeçare, duke mos i paguar shpenzimet e jetesës dhe të studimeve.

Ky rast është bërë precedent për obligimet e familjes për mbështetjen e fëmijëve të tyre pasi që ata braktisin shtëpinë.

Gjykata do të ketë edhe një seancë dëgjimore pas një muaji. Prindërit e Canning nuk kanë paguar një borxh prej 5 mijë dollarësh në shkollën Morris Catholic High School dhe vajza e tyre ka kërkuar që ata të paguajnë këtë shumë dhe ta mbështesin atë në rrugën e saj për kolegj.

Prindërit e saj, Sean dhe Elizabeth Canning, kanë deklaruar se vajza e tyre ka dalë nga shtëpia në mënyrë vullnetare. Ata gjithashtu deklaruan në gjykatë se ajo ka probleme me sjellje, përfshirë këtu edhe pirjen e alkoolit dhe ishte suspenduar disa herë nga shkolla.

Ky rast është quajtur unik nga eksperti për ligjin e familjes William Laufer.

Avokati i prindërve të Canning tha se ajo është e mirëseardhur të kthehet në shtëpinë e saj po që do të duhet të respektoj rregullat e shtëpisë.

“Ajo mund të vijë që nga sonte në shtëpi. Aty nuk ka abuzim dhe po ashtu nuk ka neglizhim”.

Babai i Rachel, Sean Canning e ka quajtur vajzën e tij rebele.

“Ne e kemi një kolegj që është në dispozicion për të – dhe nuk ka dyshim në këtë gjë. Por, kjo është e barazvlefshme për të shkuar për të bërë pazar nëpër dyqane të shtrenjta dhe pastaj për të dërguar dikujt fakturën”.