Pacolli: Kemi bërë maksimumin për tu pranuar në UNESCO

Lideri i AKR-së Behgjet Pacollii ka thënë se Kosova ka bërë maksimumin për tu pranuar në UNESCO.

Lajme

08/11/2015 13:24

Ai në një postim në Facebook ka treguar se sfida e Kosovës kundër Serbisë nuk është e lehtë.

“Kosova gjendet vetëm një ditë para votimit për anëtarësim në UNESCO. Unë e di që është bërë maksimumi për të bindur skeptiket që të votojnë Pro Kosovës nesër. Kjo sfidë e jona kundër Serbisë (asaj distruktive) dhe aleatëve të saj është jo e lehtë. Por ne jemi të bindur që koha e propagandës ka mbaruar. Shqiptarët e kanë dëshmuar që dijnë të mbrojmë monumentet kulturore të shtetit të vet. Ne nuk jemi popull agresiv. Këtë e treguam së fundi ditën e djeshme. Zoti e bekoftë Kosovën!” (sic), ka shkruar Pacolli në Facebook.