Pacolli emëron dy përfaqësues të Kosovës në Komisionin e Venedikut

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në një takim të zhvilluar, ka kumtuar vendimin për emërimin e dy anëtarëve, përfaqësues të Kosovës në Komisionin Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venedikut), i cili është mekanizëm në kuadër të Këshillit të Evropës.

Lajme

06/08/2018 10:10

Dy anëtaret e emëruar janë profesorët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi dhe Visar Morina.

Gjatë takimit, Pacolli, i kërkoi anëtarëve të sapoemëruar angazhim maksimal dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Komisionin e Venedikut, kurse Profesor Qerimi dhe Morina, u zotuan për një punë dhe përfaqësim profesional të Kosovës në këtë mekanizëm.