Otamendi zbulon obligimin që kanë nga Guardiola

Pep Guardiola me kërkesë të njëjtë për secilin futbollist.

Sport

18/10/2017 10:05

Nicolas Otamendi ka bërë të ditur se Pep Guardiola i obligon futbollistët e Manchester Cityt ta mësojnë gjuhën angleze.

Mbrojtësi ka theksuar se menaxheri i ekipit kërkon harmoni dhe bashkëpunim të madh në ekip duke e folur gjuhën e njëjtë.

“Pep kërkon nga ne që të studiojmë gjuhën angleze”, deklaroi Otamendi për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

“Në dhjetor kam një provim”, u shpreh ai. Otamendi iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2015, një vit para ardhjes së Guardiolës. /Lajmi.net/