Osmani e senatori italian e quajnë të dëmshme iniciativën për shfuqizimin e Speciales

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani, takoi sot Senatorin italian, Ludovico Sonego.

Lajme

01/02/2018 18:09

Kryetarja Osmani, pasi e falënderoi Senatorin për vizitën, e njoftoi atë për aspekte nga fushë veprimtaria e  Komisionit, me theks të veçantë për angazhimet  që ndërlidhen me diplomacinë parlamentare.

Me këtë rast, bashkëbiseduesit u angazhuan  për fuqizimin e raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Italisë, ndërkaq, rëndësi e veçantë gjatë këtij takimi, i është kushtuar iniciativës parlamentare për shfuqizimin e dhomave të posaçme të Gjykatës Speciale.

Lidhur me këtë, kryetarja e komisionit Osmani dhe Senatori Sonego vlerësuan se, kjo iniciativë është e dëmshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj evropiane.

Në fund të takimit, Senatori Sonego, shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit italian për të mbështetur edhe më tej Kosovën në agjendën e saj evropiane.