Orët e vona të natës e gjejnë Valdrin Sahitin duke ndërruar pelenat e vajzës

Stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti dhe gruaja e tij Edita Ramadani muajin e kaluar janë bërë prindër.

ShowBiz

24/05/2018 08:31

Që nga lindja, Valdrini poathuajse të gjithë kohën e lirë po e kalon pranë saj madje është bërë baba shumë i përkushtuar ku orët e vona të natën mbrëmë e kanë gjetur duke i ndërruar pelenat, shkruan lajmi.net

Fëmijën e tyre të parë e që është vajzë, çifti kanë vendosur ta quajnë Bella. Ajo ka lindur në SHBA ndërsa me tu kthyer në Kosovë e pritën me plot surpriza e festa mes miqsh.

Valdrini dhe Edita lidhjen e tyre e kanë nisur shumë herët ndërsa vitin e kaluar dashurinë e kanë kurorëzuar me martesë në Las Vegas./Lajmi.net/