Oliver Ivanoviq do të varroset në Beograd

Oliver Ivanoviq sipas të gjitha gjasave do të varroset në Beograd, me kërkesë të anëtarëve të familjes së tij, merr vesh tanjug nga burgime të afërta me policinë.

Lajme

16/01/2018 13:49

Trupi i Ivanoviqit do t’i dorëzohet familjes pas kryrjes së obduksionit, që sot do të kryhet në Qendrën Klinike në pjesën veriore të Mitrovicës, transmeton lajmi.net.

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, nuk u ka mbijetuar plagëve, pas sulmit ndaj tij me armë zjarri, në mëngjesin e së martës.

Vdekjen e Ivanoviqit e ka konfirmuar Shyqri Syla, kryeprokuror i Prokurorisë në Mitrovicë.

“Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij dhe nga plagët e marra, ai ka vdekur”, ka thënë Syla.

Sulmi ndaj Ivanoviqit kishte ndodhur para zyrës së Ivanoviqit. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin. /Lajmi.net/