OKB: ISIL ka vrarë 10 mijë irakianë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka tronditur opinionin e gjerë botërorë me të dhënat që ka publikuar të enjten, për krimet që militantët sunitë të “Shtetit Islamik” kanë kryer gjatë muajit shattor në Irak.

Bota

02/10/2014 17:03

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, militantët e organizatës terroriste “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit” (ISIL), që në muajin teor shpalli “Shtetin Islamik” në territoret e pushtuara të Sirisë dhe Irakut, ka bërë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, që pas rishimikit, me siguri do të konsiderohen si krime lufte.

Në raportin e përbashkët nga Misioni i Asistencës së OKB-së për Irakun dhe Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, paraqiten shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare dhe të abuzimeve nga 6 korrik deri më 10 shtator.

Veprat e tyre përfshijnë ekzekutime masive, rrëmbimin e grave dhe vajzave si skllave të seksit, dhe përdorimin e fëmijëve si luftëtarë.

Sipas këtij raporti,  militantët e ISIL-it kanë vrarë rreth 10 mijë njerëz, të krishterë dhe myslimanë shiitë prej korrikut deri në shtator, të plagosur kanë mbetur mbi 17 mijë, ndërsa një milion e 800 mijë kanë lëshuar shtëpitë e tyre për të shpëtuar jetët.