OKB e shënon Ditën Përkujtimore të Holokaustit me paralajmërimin kundër nxitjes së urrejtjes

Shefi për të drejtat e njeriut në OKB e ka shënuar Ditën e Përkujtimit të Holokaustit me një deklaratë përmes së cilës nënvizon rrezikun e anti-semitizmit dhe të gjitha formave të urrejtjes dhe diskriminimit racor dhe fetar.

Bota

27/01/2017 10:34

“Brutaliteti sadist i krimeve të kryera nga regjimi nazist ndaj hebrenjëve, romëve, sllavëve, personave me aftësi të kufizuara, disidentëve politik, homoseksualve dhe të tjerëve është ushqyer nga shtresa mbi shtresa të propagandës, falsifikimit dhe nxitjes së urrejtjes”, ka thënë Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në OKB, Zeid Ra’ad Al Hussein, përmes komunikatës së 27 janarit.

Ai ka thënë se është “esenciale për të ruajtur institucionet e pavarura të sundimit të ligjit, mediat e lira të cilat mund të mbajnë liderët përgjegjës dhe të mbajtjes së të dhënave të vërteta mbi faktet”.

Arsimimi duhet të jetë bërthama e të gjitha përpjekjeve për të luftuar anti-semitizmin, racizmin dhe të gjitha format e diskriminimit thuhet më tej në këtë komunikatë.

Dita e Përkujtimit të Holokaustit është ngjarje ndërkombëtare që shënohet çdo 27 janar – dhe që korrespondon me ditën kur kampi nazist në Aushvic është çliruar nga ushtarët sovjetik më 1945.

Holokausti është vrasja masive e rreth 6 milionë hebrenjëve dhe miliona të tjerëve, vrasje kjo e organizuar partia naziste e liderit gjerman, Adolf Hitler, nga viti 1933 deri më 1945. Gati 7 nga çdo 10 hebrenj që ka jetuar në Evropë është vrarë gjatë kësaj kohe.