Oficeri Xhevahir Hasanaj shpallet më i miri në Akademinë Ushtarake Britanike (Foto)

Oficeri i FSK-së, Xhevahir Hasanaj, mori sot çmimin si kadeti me i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike.

Lajme

13/04/2017 13:20

Çmimin ia dorëzoi kryeministrja britanike, Theresa May, transmeton lajmi.net.

Oficerët tanë të rinj, Xhevahir H. Hasanaj dhe Arlind I. Bajrami, diplomuan sot në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe, e cila është një prej akademive më prestigjioze në botë.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. /Lajmi.net/

lirim1