Rama e pranon: Korrupsioni në Shqipëri nuk është mundur, as brenda PS-së

Në mbledhjen e grupit dhe ministrave të kabinetit qeveritar, Rama pranoi se korrupsioni në Shqipëri vijon të mbetet prezent në disa hallka të institucioneve shtetërore, madje edhe brenda PS-së. Teksa foli para socialistëve, Rama tha se korrupsioni nuk është mundur si fenoment, madje kritikoi të vetët kur tha se ka shumë punë që PS të…

Lajme

07/05/2024 11:12

Në mbledhjen e grupit dhe ministrave të kabinetit qeveritar, Rama pranoi se korrupsioni në Shqipëri vijon të mbetet prezent në disa hallka të institucioneve shtetërore, madje edhe brenda PS-së.

Teksa foli para socialistëve, Rama tha se korrupsioni nuk është mundur si fenoment, madje kritikoi të vetët kur tha se ka shumë punë që PS të pastrohet e të fitojë imunitet nga korrupsioni,

“Sot drejtësia vepron mbi pushtetin politik e pavarur nga pushteti politik. I kemi vendosur drejtësisë në dispozicion jo vetëm një Kushtetutë dhe hapësirë ligjore të qepur enkas për këtë luftë, por erdhe një buxhet pagash që si askund në Evropë është mbi hierarkinë e pagave të të gjitha institucioneve. Vetë fakti që sot prokurorët e gjykatësit janë individët më të paguar përbën një anomali absolutë. Por ne e kemi krijuar me vetëdije të plotë. E vërteta është se as korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur ende si një fenomen shqetësues, nuk e ka fituar ende imunitetin ndaj korrupsionit. Ka shumë akoma për të pastruar. Edhe brenda vetë partisë sonë mbetet akoma shumë punë për imunizimin ndaj korrupsionit”, deklaroi Rama.