Ofertë për Iniestan, a do të largohet nga Barcelona?

“Mundo Deportivo” raporton se Iniesta kërkohet në Kinë.

Sport

16/12/2017 08:13

Andres Iniesta ka ofertë për largim nga Barcelona.

Legjenda e klubit kërkohet nga një klub i pasur i Superligës së Kinës.

“Mundo Deportivo” raporton se Iniesta kërkohet në Kinë për të përfunduar aventurën e gjatë te skuadra nga Camp Nou, përcjell “lajmi.net”.

Iniesta, së bashku me Javier Mascheranon – një tjetër futbollist që ka vendosur të largohet nga klubi – mund të ndahen me Barcelonën. /Lajmi.net/