Obama telefonon Merkelin dhe Tsiprasin lidhur me krizën greke

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Bota

07/07/2015 20:59

Qëllimi i kësaj bisede telefonike ishte diskutimi mbi krizën që po mbizotëron në Greqi, gjegjësisht pasi që populli grek votoi kundër në referendumin e së dielës.

Biseda e Obamës me kancelaren gjermane u pasua nga një bisedë tjetër telefonike e presidentit me kryeministrin grek Alexis Tsipras, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

“Ne vazhdojmë të nxisim të gjitha palët të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në bisedime”, deklaroi Josh Earnest, zëdhënës i ekzekutivit amerikan duke bërë thirrje sërish për një kompromis.