Obama: Guantanamo të mbyllet pasi kërcënon sigurinë amerikane

​Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi sot se burgu i Guantanamos në Kubë duhej të mbyllej pasi kërcënonte seriozisht sigurinë amerikane dhe se organizatat terroriste e përdornin atë për qëllime propagande.

Bota

23/02/2016 22:20

 

”Jam plotësisht i vendosur për mbylljen e tij”, deklaroi Obama për këtë burg që tani strehon vetëm 91 të burgosur.

”Mbyllja e burgut do të eliminojë një burim propagande si edhe do t’i kursejë qeverisë amerikane 85 milionë dollarë në vit”, theksoi ai.

Presidenti amerikan, Barack Obama paraqiti sot pasdite projektin e ardhshëm të mbylljes së burgut ushtarak të Guantanamos.

Obama do të përballet në Kongres për këtë çështje me republikanët, që dominojnë Kongresin dhe që janë kundër mbylljes së kësaj qendre.