Nxënësi gjuan sprej në klasë, lëndohen pesë të tjerë (VIDEO)

Në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Batllavë të Podujevës pesë nxënësve iu keqësua gjendja shëndetësore.

Lajme

22/03/2018 20:19

Atyre iu dha ndihma mjekësore, pasi që në klasë ishte hedhur një lëndë e panjohur për ta që u shkaktoi probleme në frymëmarrje.

Nxënësit thonë se një shok i klasës së tyre e ka liruar gazin derisa as drejtori i shkollës nuk e di se çka ishte ai, njofton Klan Kosova.

Kjo që ndodhi në shkollë i shqetësoi prindërit e nxënësve.