Nuk po bini në peshë ? Këto mund të jenë arsyet

A po hasni veshtiresi shpesh inatoseni me veten tuaj, deri ne piken qe te dorezoheni se provuari? Atehere sigurohuni qe nuk po beni asnje nga keto gabime, qe me te vertete mund t’jua permbysin planet per renien në peshe.

Lifestyle

08/12/2016 10:08

1. Ti ndoshta po stervitesh, por nuk po ushqehesh si duhet.

Samuel Klein i Shkolles se Mjekesise në Univeristetin e Washingtonit thekson se “Ulja e sasise se ushqimit eshte shume me efektive sesa rritja e aktivitetit fizik per te arritur qellimin e renies në peshe”. Megjithate sasia e kalorive te marra eshte shume here me e rendesishme, kur vjen puna per te rene ne peshe.

Po si e komplikon stervitja e jo dieta proçesin e renies në peshe. Nese djeg me shume kalori, perseri te duhet e njejta sasi kalorish në dite si dhe nje stervitje e fuqishme ju shton oreksin dhe kerkesen e trupit per me shume proteina. Per me shume, ju do te fitoni peshe me muskuj, pasi muskuli peshon me shume se dhjami.

Provo te zvogelosh numrin e kalorive te marra, ne vend qe te perdoresh vetem stervitjen si menyre per te rene ne peshe.

2. Dieta jote eshte shume e mire, por nuk po stervitesh sa duhet.

Vetem te stervitesh nuk eshte rruga me e mire per te rene ne peshe. Megjithate, nese nuk stervitesh sa duhet, i humbet shanset per te rene ne peshe. Pa dyshim, renia ne peshe eshte e mundur vetem duke zvogeluar numrin e kalorive te marra, por ne kete menyre mund te shkaterroni mundesine per te zhvilluar nje trup te tonifikuar.

Nese doni te humbisni shume peshe metabolizmi do filloje te bjere me moshen, tek ata qe bejne jete sedentare. Nese doni te humbisni peshe ne menyren e duhur, duke kombinuar 150 minuta stervitje te moderuar ne jave, atehere kjo eshte menyra e duhur per te rregulluar kete problem me metabolizmin.

3. Ju nuk po pini uje aq sa duhet.

Trupi kalon çdo dite permes nje shkembimi lengjesh. Nese ju nuk po konsumoni uje sa duhet, ju s’beni gje tjeter veçse ngadalesohen keto proçese, duke e bere akoma me te veshtire renien ne peshe. Eshte mire te pihet nje gote uje çdo dy ore, per ta mbajtur trupin te hidratuar gjate gjithe dites.

4. Nese nuk po bie nga pesha, ka mundesi te jete gjithçka ne koken tende.

Ne shume raste renia ne peshe eshte nje loje e mendjes. Nese luftoni nevojen per te bere zgjedhje te gabuara per trupin tuaj, duke bere mendjen te punoje per qellimin tuaj, atehere nuk do te keni problem te shihni rezulatatet e deshiruara. Komplikacionet e renies ne peshe e kane zanafillen tek problemet shendetesore ose metabolizmi i shkaterruar. Por, eshte e mundur te rregullosh metabolizmin dhe te rifillosh te humbasesh peshe perseri. Prandaj, me shume se ne koken tuaj problemet per humbjen e peshes nuk jane kund tjeter.

Pesha shtohet si pasoje e mungeses se ushtrimeve fizike dhe menyres se keqe te te ushqyerit. Studimet kane treguar se ne pjesen me te madhe nepset burojne nga truri dhe jane te lidhura me shijet. Ato shkaktohen me shume nga faktore psikologjike, se sa nga nevoja fiziologjike. Mbaj mend, gjithçka ka te beje me zgjedhjet qe ju beni. Gjithçka varet nga truri juaj per te bere zgjedhje te shendetshme.

5. U besoni shume reklamave dhe etiketave “Ushqim i shendetshem”.

A i mbushni raftet me ushqim dietik? Nese je tipi i njeriut qe ndjek dietat, atehere kerko ushqimet qe thone “I shendetshem”, ( mund te mos kete shije te mire – por thote i shendetshem apo jo?). Nese eshte ushqim i perpunuar, vjen i paketuar dhe me etikete thote “I shendetshem”, po mashtroheni. Ushqim i tille me pak kalori do te thote qe do te ndiheni me te uritur me pas. Kushton me shume e ju jep me pak.

Ushqimet e verteta jane ushqime organike. Frutat e verteta, perimet, zarzavatet, prodhimet organike te grurit, karbohidratet e verteta dhe mishi jane te pasura ne proteina. Ju nuk do te gjeni asgje te shendetshme ne raftet e supermarketeve. Behuni klient i prodhimeve vendase, mishrave te paperpunuar dhe ushqimeve sa me pak te perpunuara, qe te shihni rezultate ne dobesim.

6. Ju vazhdoni te konsumoni shume sheqer

Cili perberes eshte armiku absolut i renies ne peshe? Sheqeri i rafinuar. Evitoni sheqerin e rafinuar dhe embelsuesit artificiale me çdo menyre. Keto sheqerna te perpunuara shkaktojne rritjen “kulmore” te insulines, qe çon ne grumbullimin e shtresave dhjamore. Gjithashtu beni kujdes me sheqernat e fshehura ne ushqimet e perpunuara dhe nese ju vete mendja per gjera te embla hani fruta.

7. Nuk i keni zevendesuar zakonet e keqia me ato te mirat

A po nxirrni justifikim pas justifikimi per te bere me hile? Nese akoma ke problem te biesh nga pesha atehere ka ardhur koha te heqesh dore nga zakonin e keq te te ngrenit keq.

Gjeni problemin si fillim – a je i dhene pas embelsirave dhe shpeshhere e prish dieten duke e tepruar me snacks? Atehere vendos nje rregull te ri, beje zakon te mire per te zevendesuar te keqin. Sa here te te hahet nje embelsire zevendesoje ate frutin tend te preferuar (psh luleshtrydhe).